Kanë përfunduar shumica e ndeshjeve në Kupën e Kosovës, ku favoritët kanë kaluar tutje.
Liria kaloi e para në epërsi me golin e Susurit në minutën e pestë, por Gjilani u kundërpërgjigj në minutën e 41-të me Roganovic që shënoi për 1-1.
Pjesa e dytë i takoi tërësisht Gjilanit që realizoi golat e tjerë me Kushtrim Shabanin, Oltion Bilallin dhe Yll Ibrahimin.
Fitore të thellë ka shënuar edhe Prishtina që ka triumfuar në udhëtim te Top Futbolli me rezultat 1-5.
Sunday Akinbule realizoi het-trik në këtë takim, derisa Yoan Marc Olivier dhe Dion Gallapeni shënuan dy golat e tjerë.
Ferizaj ka triumfuar 4-0 ndaj Ramiz Sadikut për të kaluar tutje, derisa Dukagjini ka mposhtur KF Dardanian me rezultat të thellë 6-2.
Fitore të thellë ka marrë edhe Llapi që mposhti Flamurtarin në udhëtim 0-4, derisa Malisheva mposhti Fushë Kosovën 0-5.
Tutje ka kaluar edhe Drenica pas fitores ndaj Vjosës 0-5, derisa Vushtrria ka eliminuar KEK-un pas triumfit 1-0. KF Prishtina e Re fitoi me mjaft mund në udhëtim te Besa 1-2, derisa edhe Feronikeli ’74 ka kaluar tutje pas fitores 1-2 te Istogu.
Fituesi aktual i Kupës së Kosovës, Ballkani ka shkuar në kohën shtesë pas barazimit 1-1 me Rilindjën. /Telegrafi/
Rezultatet:
Besa – Prishtina e Re 1-2
Vushtrria – KEK-u 1-0
Vjosa – Drenica 0-5
Fushë Kosova – Malisheva 0-5
Flamurtari – Llapi 0-4
Top Futbolli – Prishtina 1-5
Kika – Trepça 2-5
Trepça ’89 – Suhareka 1-0
Ferizaj – Ramiz Sadiku 4-0
Dukagjini – Dardania 6-2
Istogu – Feronikeli ’74 1-2
Mitrovica – Vëllaznimi 3-4
Në vazhdime:
Rilindja – Ballkani 1-1
2 Korriku – Dinamo 1-1