spot_img

Prishtina i ofron në ekipin e parë edhe katër futbollistë me përspektivë

spot_img

Prishtina vazhdon të punojë pa ndalur në ofrimin e lojtarëve të rinj dhe me potencial në ekipin e parë.

Reart Bajrami, Naxhi Berisha, Pëllumb Glloku dhe Blendrit Krasniqi janë katër futbollistët e radhës që kanë firmosur kontrata profesionale me skuadrën bardhekaltër.

Lojtarët e ofruar janë prezantuar me ekipin e parë nga drejtori sportiv Driton Krasniqi dhe stafi përcjellës i klubit.

për faqën e klubit që janë pjesë e ekipit të parë të “bardhekaltërve”.

Reart Bajrami është 18-vjeçar. Ai ka luajtur më parë me grupmoshat e reja të Prishtinës si dhe në Shkollën e Futbollit “Kastrioti” nga Ferizaj dhe atë “Dinamo”. Rearti luan në qendër të mbrojtjes.

𝑹𝒆𝒂𝒓𝒕 𝑩𝒂𝒋𝒓𝒂𝒎𝒊:🗣 “Jam shumë i lumtur që i jam bashkuar klubit më të madh në Kosovë. Duke parë punën dhe përkushtimin tim, sigurisht se pres të zë vend në përbërjen e parë. Të arrish që ta bartësh fanellën e Prishtinës është nder, krenari dhe privilegj. Për të arritur këtu është dashur që shumë punë”.

Naxhi Berisha që dallohet për shtatlartësinë e tij (1.85), tashmë ka debutuar edhe me skuadrën e parë të Prishtinës në turneun që u organizua në Klinë në dhjetor të vitit të kaluar për nder të legjendave të futbollit, Favzi Rama e Faton Domi. Berisha luan si qendërsulmues dhe deri më tash ka qenë pjesë e juniorëve. Ai krahas Prishtinës, ka luajtur edhe për grupmoshart e Rilindjes derisa ka qenë pjesë edhe e moshave të reja të Përfaqësueses së Kosovës. Naxhi tashmë e ka firmosur kontratën e parë profesionale me klubin tonë.

𝑵𝒂𝒙𝒉𝒊 𝑩𝒆𝒓𝒊𝒔𝒉𝒂:🗣“Për mua është kënaqësi e jashtëzakonshme që më është dhënë mundësia të bëhem pjesë e ekipit të parë të Prishtinës. Premtoj maksimumin tim në secilën ndeshje që do të më jepet mundësia. Shpresoj se së bashku do të kemi suksese dhe të arrijmë trofe ashtu siç i meriton Prishtina”.

Mesfusha e Prishtinës në vitet e ardhshme do të jetë më e fortë. Klubi jonë i ka nënshkruar kontratë Pëllumb Gllogut. Pëllumbi është 17-vjeçar dhe është prodhim i Shkollës së Futbollit tonë. Ai ka qenë edhe reprezentues i Kosovës U17.

𝑷𝒆̈𝒍𝒍𝒖𝒎𝒃 𝑮𝒍𝒍𝒐𝒈𝒖:🗣“Jam shumë i kënaqur edhe është privilegj shumë i madh që të jem pjesë e Prishtinës. Falënderoj klubin për mundësin e dhënë. Bartja e fanellës së Prishtinës me dinjitet do ishte nder i jashtëzakonshëm për mua”.

16-vjeçari Blendrit Krasniqi aktivizohet si qendërmbrojtës. Edhe Blendriti është produkt i Shkollës së Futbollit “Prishtina” derisa me aftësitë e tij i ka bindur trajnerët e grupmoshave të reja të Kosovës që të bëhet pjesë e tyre te Kosova U17. Blendritit i është realizuar ëndrra që është bërë pjesë e skuadrës së parë.

𝑩𝒍𝒆𝒏𝒅𝒓𝒊𝒕 𝑲𝒓𝒂𝒔𝒏𝒊𝒒𝒊:🗣“Që nga fëmijëria ëndrra dhe qëllimi im ishte që të nënshkruaj kontratë me FC Prishtinën dhe këtë e arrita duke firmosur me klubin më të madh në vend. Me punë dhe me angazhim besoj se do ta bind stafin e trajnerëve për të mu dhënë mundësia që të luaj. Për mua është nder dhe kënaqësi ta bartë fanellën e Prishtinës”.

NGJARJE TË TJERA

spot_img