spot_img

Prishtina shënon fitore komode ndaj Feronikelit ’74

spot_img

Prishtina e ka nisur për mrekulli sezonin pranveror duke shënuar fitore me rezultat 2-0 ndaj Feronikelit ’74, në kuadër të xhiros së 19-të në elitën e futbollit kosovar.

Ndeshja e cila u zhvillua në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan, u shoqërua me një dominim të ekipit nga kryeqyteti në pjesën e parë.

Prishtina e morën epërsinë me anë të Jalen Blesas (21’) i cili shënoi për rezultatin 1-0.

Me epërsinë minimale të Prishtinës prej 1-0 u mbyllën 45 minutat e këtij ballafaqimi.

Me të filluar pjesa e dytë mysafirët patën një mundësi të mirë për të barazuar shifrat me anë të Ilirid Ademit (52’), por Ardian Muja bëri një ndërhyrje vendimtare duke ia mohuar golin.

Vetëm disa çaste më vonë, Jalen Blesa (55’) fitoi penallti pas një ndërhyrje të palejuar brenda zonës.

Përgjegjësinë për ekzekutimin e penalltisë e mori Mërgim Pefqeli (58’) i cili me gjakftohtësi arriti ta mposht portierin mysafir për 2-0.

Me këtë fitore Prishtina mbetet në pozitën e katërt dhe shkon në kuotën e 29 pikëve të grumbulluara, pesë më pak se Drita në pozitën e tretë.

Në xhiron e ardhshme Prishtina luan në udhëtim ndaj Gjilanit, ndërsa Feronikeli ’74 do të ketë punë me Ballkanin në Suharekë.

NGJARJE TË TJERA

spot_img