Kanë përfunduar tre sfidat e para të xhiros së 20-të në Albi Mall Superligë.
Fitore të rëndësishme ka marrë Ferizaj, që ka mposhtur Prishtinën me rezultat minimal 1-0.
Për golin e fitores së ferizajasve u përkujdes Mateo Panadic ku shënoi nga afërsia në minutën e 42-të.
Kjo është humbja e dytë me radhë e prishtinasve në pjesën e dytë të edicionit, derisa Ferizaj merr pikët e shpresës për mbijetesë.
Në Gjilan, Drita ka mposhtur me rezultat të thellë ndaj Dukagjinin 5-1.
Ardit Tahiri, Elton Basriu autogol, Besnik Krasniqi, Kastriot Selmani dhe Almir Ajzeraj realizuan për Dritën.
Golin e nderit për klinasit në këtë takim e realizoi Ergyn Ahmeti.
Pikët e plota në shtëpi i ndali edhe Llapi që triumfoi me rezultat 2-1 ndaj Trepçës ’89.
Festim Alidema dhe Alef Firmino realizuan për llapjanët, derisa Ardian Muja shënoi golin e vetëm për mitrovicasit.
Rezultatet
Ferizaj 1:0 Prishtina
Llapi 2:1 Trepça 89
Drita 5:1 Duakagjini