Vetëm katër ditë pasi u takuan në nismë të sezonit pranveror, Prishtina e Suhareka, zhvillojnë sot duelin në kuadër të Kupës së Kosovës, me synim çerekfinalen.
Dy ekipet e Superligës, u përballën të shtunën në kuadër të javës së 19-të, me duelin që përfundoi pa fitues, 2:2, por që të mërkurën sërish në “Fadil Vokrri”, do të luftojnë për një vend në mesin e tetë ekipeve më të mira të trofeut të çmuar të vendit.
Ndeshja nis nga ora 17:00 dhe është njëra nga pesë duelet e ditës.
Duke nisur nga ora 12:30, do të zhvillohen edhe këto duele të një të tetës së finales, të Kupës së Kosovës:
12:30 Vëllaznimi – Gjilani
12:30 Llapi – Vushtrria
17:00 Prishtina – Suhareka
12:30 Drita – Dukagjini
12:30 Dinamo – Malisheva