spot_img

Prishtina vs Gjilani – finalja e madhe e kupës, lexoni edhe deklaratatë e trajnerëve

spot_img

Prishtina është finaliste e Kupës së Kosovës në futboll pasi ka eliminuar në gjysmëfinale Vushtrrinë.

Skuadare Debatik Currit ka shkëlqer në “Fadil Vokrri” duke triumfuar me rezultat 6:0.

Edhe në ndeshjen e parë Prishtina kishte fituar me rezultat 2:1 dhe kështu pa telashe e ka siguruar finalen.

Gjilani është finalisti i dytë i Kupës së Kosovës në futboll.

Skuadra e Zekirija Ramadanit ka eliminuar Llapit duke e mposhtur edhe në ndeshjen e dytë gjysmefinale me rezultat 1:0 dhe në këtë mënyrë ka siguruar finalen.

Trajneri i Gjilanit, Zekirija Ramadani, ka thënë pas ndeshjes se finalja e arritur në Kupën e Kosovës nga skuadra e tij është me plot meritë. Gjilani në gjysmëfinale të Kupës e eliminoi Llapin.

“Derisa arritëm t’i mposhtim në dy takime, nuk mund të thuhet se nuk e merituam finalen. Para dy ditëve na u lëndua në stërvitje Arbër Prekazi, Besar Musolli luajti me temperaturë të lartë. Dha maksimumin ani pse nuk ishte në gjendje të mirë. Edhe Mevlan Zeka ka çaluar nga minuta e parë. I uroj futbollistët për angazhimin. Kanë bërë punë mjaftë të mirë. Deri më 9 janar nuk e kemi ditur se a do të vazhdojmë garat apo jo, ndërsa sot prekim finalen e Kupës. Kjo është meritë e futbollistëve”, tha Ramadani për ArtSport.

Ramadani theksoi se finalja e Kupës së Kosovës është arritur me mund e sakrificë.

Si të parandaloni atakun në zemër (Bëni këtë 3 herë në ditë)!
Hypertea
“Besoj që në asnjë takim, qoftë në kampionat apo në Kupë nuk e kemi kursyer asnjë futbollist. Jemi futur me gjithë fondin. Asnjëherë nuk e kam cekur te lojtarët se ne me këtë fond nuk mund të luftojmë në të dyja garat. Gjithmonë u kam thënë se mundemi dhe kemi kualitet, kemi mundësi. U vërtetua ajo që mundemi, pavarësisht fondit të vogël. Kemi pasur shumë lëndime e suspendime. Jam i lumtur që prekëm finalen por ne përmbushemi vetëm nëse e fitojmë trofeun pas 23 vjetëve. Si duket do të shkruajmë histori të re. Besoj dhe shpresoj. Kam besim te futbollistët. Është viti për të shkruar histori”, theksoi Ramadani.

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka insistuar se Gjilani jo vetëm që nuk e ka merituar fitoren por as kalimin në finalen e Kupës së Kosovës pasi nuk ka ekip. Po ashtu, Batatina nuk ishte i kënaqur as me ndarjen e drejtësisë, ndërsa shtoi se pas eliminimit të Kupë, do të fokusohet për ta siguruar vendin e tretë në kampionat për të dalë në Evropë.

“Mendoj se vetëm lojë nuk ka pasur, nuk ka pasur futboll. Gjyqtari Gramosi nuk la të luhet futboll. Në pjesën e parë u luajtën 15-të minuta ndërsa në pjesën e dytë 20 minuta. Ka pasur vonesa dhe arbitri nuk dha as kartonë për vonesa. Mevlan Zekës nuk ia dha kartonin e dytë të verdhë. Është jo normale kjo që ndodhi. Ne bëmë maksimumin, pranuam gol të panevojshëm. Gjilani nuk e meritoi fitoren, nuk e meritoi finalen. Mendoj se arbitrimi ka qenë katastrofal. Goli ishte prekje me dorë klasike. Mendoj prej aty humbi konventrimi i skuadrës. Mendojmë për kampionat, të dalim në pozitën e tretë, të arrijmë objektivin, daljen në Evropë”, tha fillimisht Batatina, ndërsa beson se në Evropë do të dalë patjetër nga vendi i tretë.

“Besoj që do ta kapim Evropën nga kampionati. Takohemi me skuadrat direkte. Kemi mundësinë të ngjitemi në tabelë. Gjilani ia humbi Llapit një trofe, por nuk është skuadër që merr trofe. Përgjegjësinë le ta mbajnë gjyqtarët. Gjithçka ka qenë në favor të kundërshtarit”, theksoi Batatina.

NGJARJE TË TJERA

spot_img