Policia e Kosovës e ka arrestuar një person që dyshohet se pas një mosmarrëveshje, e ka sulmuar fizikisht dajën e tij.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Nexhmedin Llumnica” në Prishtinë, mbrëmë në orën 19:00.
Sipas Policisë, viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.