Shqipëria nuk i ka humbur shpresat për kalimin e fazës së grupeve të Euopianit e ndoshta fitorja mbrëmshme e Spanjës përballë Italisë i ka rritur shanset e një rezultati historik të kuqezinjve në ndeshjen e fundit përballë ekipit “La Roja”.
Skuadra e drejtuar nga De La Fuente e ka siguruar tashmë vendin e parë dhe ndaj kuqezinjve, në ndeshjen e tretë, pritet të luajë me shumë ndryshime në formacion.
Projektimet e fundit të Euro 2024 tregojnë se Shqipëria ka më pak shanse edhe se Kroacia për të vijuar më tej, por gjithsesi mundësia është dhe duhet shfrytëzuar.
Ekipet e mëdha si Spanja, Anglia, Gjermania, por edhe Zvicra, sipas projeksioneve bazuar në kombinimet e mundshme dhe statistika janë 100% të kualifikuara.
Praktikisht të kualifikuara, por me një përqindje të papërfillshme rezervë, janë Portugalia (99%), Franca (98%), Turqia (98%), Holanda (97%) dhe Sllovakia (94%).
Shqipëria, sipas projeksioneve, ka 22% shanse për t’u kualifikuar: praktikisht janë 22% shanse për të fituar me Spanjën, pasi me katër pikë, është thuajse i sigurt kualifikimi i një mes vendeve të treta më të mira.
Dy përfaqësueset me më pak shanse për të vijuar përtej fazës së grupeve janë Gjeorgjia (17%) dhe Hungaria (19%).