spot_img

Projekti ‘Elite Youth U15″, të martën fillojnë ndeshjet e përzgjedhjeve rajonale

spot_img

Të martën më 22 gusht në Kampin Nacional në Hajvali, rikthehet për të vazhduar punën edicioni i katërt i projektit “Elite Youth Development Programme U15“.

Në këtë edicion kanë qenë të përfshira të gjitha regjionet e Kosovës e njësoj edhe do të vazhdojë. Nga raundi i kaluar ku morën pjesë rreth 600 futbollistë, tashmë janë përcaktuar ekipet rajonale dhe është bërë seleksionimi i 184 futbollistëve nga 7 rajonet e Kosovës.

Për t’u përgatitur paraprakisht, përgjegjësi i këtij projekti, Edmond Rugova, ka mbajtur sot një takim me të gjithë trajnerët e të gjitha regjioneve të cilët do të jenë pjesë e këtij projekti gjatë zhvillimit të aktiviteteve në kamp.

Rugova është i entuziazmuar me rikthimin në fushë dhe vazhdimësinë e këtij projekti i cili sipas tij është tejet i rëndësishëm për zbulimin e talenteve dhe ngritjen e cilësive individuale në konceptin ekipor.

“Është program i rëndësishëm për të rinjtë e Kosovës dhe gjithmonë po punojmë me shpresa që ky program të shndërrohet në një sistem ushqyes për kombëtaret zinxhirë dhe gjithmonë po mundohemi që në një të ardhme të afërt ta shndërrojmë në një akademi legjitime ku krijohen të gjitha mundësitë për t’i avancuar këta talent, që të marrin pjesë në kombëtaret zinxhirë”, tha ai.

Turneu zgjat deri në mes të muajit tetor me zhvillimin e ndeshjeve ndër rajonale të gjeneratës 2009, më pas vazhdojnë trajnimet nëpër rajone.

NGJARJE TË TJERA

spot_img