spot_img

Prokuroria konfirmon arrestimin e avokatit Besnik Berisha dhe tre personave tjerë, sekuestrohen edhe shtëpi e lokale

Prokuroria Themelore e Ferizajt njofton për realizimin e një aksioni me ç’rast janë kontrolluar dhe bastisur shtëpitë dhe lokalet përcjellëse të gjashtë personave. Në këtë aksion janë arrestuar katër persona, ndër ta edhe avokati Besnik Berisha. Ndërsa për të arrestuarit e tjerë prokuroria ka dhënë vetëm inicialet e tyre, bëhet fjalë edhe për N.Xh., I.S., dhe R.C.

Prokuroria informon se katër të dyshuarit dyshohen për veprat penale “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale” nga neni 380 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, “Pengimi i të provuarit apo procedurës zyrtare “ nga neni 386 paragrafi 1, nën paragrafi 1.5 të KPRK-së dhe “Ushtrimi i ndikimit” nga neni 424 paragrafi 1 të KPRK-së.

Prokuroria njofton se aksioni është realizuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj “për lëshimin e urdhëresës për kontroll dhe sekuestrim të përkohshëm të shtëpive dhe lokaleve përcjellëse”.

Njoftimi i plotë i prokurorisë:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Rënda (DHKR) në Prishtinë dhe njësive tjera mbështetëse, në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj për lëshimin e urdhëresës për kontroll dhe sekuestrim të përkohshëm të shtëpive dhe lokaleve përcjellëse, sot, ka realizuar një aksion ku, me ç’rast gjatë këtij aksioni, janë kontrolluar dhe bastisur shtëpitë dhe lokalet përcjellëse të gjashtë (6) personave të pandehur dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit, janë arrestuar katër (4) të dyshuar me inicialet N.Xh., B.B., I.S., dhe R.C., për shkak të dyshimit të veprave penale “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale” nga neni 380 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, “Pengimi i të provuarit apo procedurës zyrtare “ nga neni 386 paragrafi 1, nën paragrafi 1.5 të KPRK-së dhe “Ushtrimi i ndikimit” nga neni 424 paragrafi 1 të KPRK-së.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, do të i’u informoj në vazhdimësi lidhur me këtë aksion.

Ndërkohë, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, konfirmoi se aksioni i sotëm policor është zhvilluar në disa rajone të vendit.

“Mund të konfirmojmë se, Policia e Kosovës në këtë rast Departamenti i Hetimeve, në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë kompetente, është duke e realizuar një operacion policor, i cili përfshinë disa lokacione në disa rajone të Kosovës, e që ka rezultuar edhe me të arrestuar. Pas përfundimit të operacionit policor, do të bëhen publike informatat shtesë”, tha Kelani për Gazetën Express.

NGJARJE TË TJERA

spot_img