Gazetari Diamant Bajra, ka propozuar që Qeveria e Republikës së Kosovës, të analizojë mundësitë financiare para se të shkohet në masa ekstreme, siç është paralajmëruar nga Kryeministri Avdullah Hoti.
Bajra, ka vlerësuar se ideja për ndarjen e 100 eurove për kokë banori, do të ishte kosto e përballueshme për kuletën e shtetit.
Bazuar në përllogaritjen e tij, ndarja e 100 eurove për çdo qytetar, do t’i kushtonte qeverisë 180 milionë euro.
Postimi i plotë pa ndërhyrje:
Para se me shku ne masa ekstreme, Qeveria e Kosoves ish dashte me i analizu mundesite financiare per me i ndihmu qytetareve ne perballimin e situates. Ideja per ndarjen e 100€ per koke banori, nuk e demton buxhetin e shtetit.
1.8M banore x 100€ = 180M€.
Doktori i Ekonomise, KM. Avdullah Hoti, duhet me vendos dicka ne praktike, se qytetaret jane lodh nga teoria e tij.
Ndryshe, Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, në një intervistë në “Klan Debat”, mbrëmë tha se në fund të javës do të shqyrtohen masat aktuale dhe do të shkohet në masa më ekstreme.