spot_img

Pse po maltretohen klubet sportive nga Ministria e Sporteve

spot_img

Me vite të tëra drejtues të federatave e klubeve sportive në vendin tonë lobuan e “luftuan” për gjetjen e një zgjidhje për lehtësimin e donatorëve, të cilët më shumë se dy dekada mbajtën gjallë sportin.

Tani kur u gjet ligji i sponsorizimit dhe sponsorët filluan të “marrin frymë” më të lirë, në emër të licencimit duke e praktikuar një udhëzim të ri, duket se po donë të shkatërrojnë çdo gjë.

Mediale u bë e me theks të veçantë, licencimi i futbollit. Kjo federatë është në proces, derisa ministri Hajrulla Çeku ka potencuar se kanë mbetur vetëm pak dokumente për t’i rregulluar, dhe do të licencohet çdo federatë, dikush në zyre të shtetit sikur po i maltreton klubet për nxierrjen e një dokumenti që vlenë për t’i liruar sponsorët nga një përqindje e tatimit.

Viti fiskal përfundon në fund të marsit, dhe deri atë kohë klubet mund të përfitojnë, andaj nuk është momenti të ‘alarmohet’. Të gjitha klubet të cilat i kanë dorëzuarë dokumentet janë në kohë, e nëse ka ndodh që nuk iu kanë lejuar pranimi i tyre, atëherë mund të konsiderohet e paligjshme! Në debate publike edhe në të kaluarën kemi pasur njerës nga departamenti i sporteve, të cilët kanë qenë të përzier në grupe të interesit, andaj tendenca duhet urgjentisht të eliminohet!

Vini re, ligjin e sponsorizimit e ka votuar Kuvendi i Kosovës dhe vetëm aty mund të shfuqizohet, por megjithatë zyrtarisht nuk ka ka ndalesa nga asnjë institucion!

Sikur po dëshirohet të krijohet amulli dhe vetëm afera mediale, këtu shohim nga njerëz të ‘opozitës’ që hedhin fajin tek FFK, zatën kjo e fundit i ka dorëzuar të gjitha dokumentacionin dhe pret këto ditë të mbajë edhe Kuvendin e Jashtëzakonshëm për të rregulluar statutin, e që në realitet autor të tij janë pikërisht ish zyrtar të FFK të cilët sikur padashje fajësojnë ish veprimtarinë e tyre, vetëm për të njollosur drejtuesit e tanishëm të FFK.

Andaj komisioni i licencimit, sikur po del të jetë i ndikuar nga disa zyrtarë të cilët nga themelimi i tij e kanë “zaptuar” departamentin e sporteve, madje me vite bartnin pozita të ndryshme në federata jo vetëm të futbollit. Largimi i tyre nga pozitat e lakmuara sikur mund të quhet beteja e tyre e radhës për vendet e lakmuara.

Çudit fakti edhe kur një trajner futbolli, që disa vite i pa angazhuar, i emëruar në një grup këshillues të ministrit, thuajase që një vit është i zëshëm për ndryshime në FFK e madje e pamë edhe si analist përball minsitrit duke shtjelluar tema si i pavarur duke harruar se është edhe me njër grup si ekspert këshilldhënës.

Ndoshta është koha e fundit që ministri të reagoi…/Albanian News/

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img