spot_img

Pse u largua Andin Lokaj nga RTK?

spot_img

Andin Lokaj mbrëmë ka dhënë lajmin se është larguar nga televizioni publik (RTK). Por si erdhi deri te ky largim?

Me anë të një statusi në Facebook, ai njoftoi se po largohej nga RTK-ja duke lënë të nënkuptohej se ndeshja çerekfinale e Botërorit “Katar 2022” mes Portugalisë dhe Marokut ishte ndeshja e fundit që e kishte komentuar.

“Këto ishin emocionet e mia të fundit pas pesë vitesh në RTK. Më nuk do të jem pjesë e televizionit publik,” – kishte shkruar Lokaj.

Lokaj është një prej komentatorëve më me nam në vend, që kishte bërë bujë me mënyrën e tij autentike të komentimit. Por, çka çoi deri te largimi?

Procedurat disiplinore

Andin Lokaj njihet për qëndrimet e tij të zjarrta në mbrojtje të Kombëtares së Kosovës, por në një moment kishte shkuar paaaak larg.

“Paramendo mos me pasë fitu sonte kundër këtyre që kur kemi lujtë ne kosovarët TOP, ata në stadion veç ushtarë të tupit, trunin të Enverit i kanë pasë në tribuna,” – kishte shkruar ai.

E kishte pasur fjalën për Shqipërinë. Po luhej ndeshja mes Kosovës U-21 dhe Shqipërisë U-21, e të cilën e kishin fituar kosovarët me rezultat 2-1.

Ai ishte shpallur i ‘padëshirueshëm’ edhe nga ana e tifogrupit kryeqytetas “Plisat”.

Pas reagimit të madh publik kishte pasuar nisja e procedurave disiplinore nga ana e menaxhmentit të kaluar të RTK-së. Dhe, këto procedura disiplinore duket se nuk i ka pritur aspak mirë komentatori me përvojë megjithëse nuk ka një konfirmim zyrtar nëse kjo çështje është arsyeja për largimin e tij.

Ndërkohë Drejtori i Përgjithshëm të RTK-së, Shkumbin Ahmetxhekajt, në lidhje me çështjen ka thënë.

“Andin Lokaj nuk është larguar nga puna. Jam njoftuar se vendimi është personal por ende nuk kam pranuar kërkesën zyrtare nga ana e tij për përfundimin e kontratës.” – i tha Nacionales ai.

NGJARJE TË TJERA

spot_img