Ka interes të madh nga PSG për Lionel Mesin, aq sa që Angel Di Maria dhe Nejmar kanë kontaktuar me kapitenin e Barcelonës për ta bindur të transferohet në Francë. Drejtori sportiv i PSG-së, Leonardo është takuar me agjentët e yllit argjentinas për të folur mbi projektin e Parisit.
Për momentin Mesi preferon Mançester Sitin, por kjo nuk i ka ndaluar lojtarët e PSG-së që të përpiqen ta bindin argjentinasin të kalojë tek kampionët e Francës. Sipas “Le Parisien”, Nejmar dhe Di Maria kanë kontaktuar me Mesin për ta bindur të transferohet tek PSG.
Di Maria luan tek kombëtarja e Argjentinës me Mesin, ndërsa Nejmar ka luajtur me të tek Barcelona.