Abuzimi seksual është një nga temat më të përfolura në Shqipëri ditët e fundit. Përdhunimi I 15-vjeçares nga ish-roja I shkollës tronditi mbarë opinionin public, për të cilën u mbajt edhe një protest.
Lidhur me këtë ka folur edhe Psikologia Nevila Mbriçe.
Mbriçe në një intervistë në RTV Ora është shprehur se edukimi duhet të fillojë nga familja dhe se ajo është kryesorja për një shoqëri më të edukuar në këtë fushë.
Gjithashtu ajo shtoi se meshkujt në Shqipëri janë shumë të frsutruar.
Psikologia tha:
Edukimi duhet të filloje nga familja. Meshkujt në Shqipëri janë të frustruar, nuk e shohin aktin seksual si diçka të bukur njerzore, si diçka që duhet shijuar me moshë, por e shohin si triumf.