Janë hapur arkivat e fotografive të Encës.
Këngëtarja Enca Haxhia është ndër emrat më të komentuar të estradës në vend, shkruan lajmi.net.
Artistja së fundi ka publikuar një fotografi nga fëmijëria, e cila ishte shpërndarë fillimisht në një faqe të fansave të saj.
Këngëtarja dukej shumë ndryshe vite më parë, teksa flokët i kishte të gjata dhe kishte dhuruar një buzëqeshje të ëmbël.
Kujtojmë se “Break Down” titullohet projekti i fundit muzikor nga Enca Haxhia në bashkëpunim me Don Xhonin.