spot_img

Publikoi në Facebook “barna që luftojnë koronavirusin”, ngrihet aktakuzë ndaj gjilanasit

spot_img

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit K.A., për shkak të veprës penale ‘’Prodhimi dhe shpërndarja e produkteve të dëmshme mjekësore’’.

Sipas aktakuzës, më 6 prill 2020, i pandehuri K.A., në fshatin Përlepnicë Komuna e Gjilanit, ka vënë në qarkullim barna ose produkte të dëmshme mjekësore, pa iu bërë kontrolli i nevojshëm nga personi apo enti i autorizuar, në atë mënyrë që përmes rrjetit social ‘’Facebook’’, ka publikuar njoftimin për vënien në qarkullim të barit për luftimin e koronavirusit COVID-19.

“Në këtë mënyrë, i njëjti ka vepruar në kundërshtim me Ligjin për Shëndetësi 04/L-125 dhe Ligjin për Produkte dhe Pajisje Medicinale 04/L-190”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore në Gjilan.

NGJARJE TË TJERA

spot_img