Një punëtore u sulmua rëndë nga kolegu i saj pasi ajo i rekomandoi atij të vë një maskë fytyre për mbrojtje nga koronavirusi në zyrë.
Bhaskar Rao e rrahu Checuri Usharani me një copë druri të karriges, derirsa e përplasi në dysheme, në qytetin jug-indian të Nellore, transmeton Gazeta Sinjali.
Zonja Usharani mbeti e lënduar rëndë nga sulmi ndërsa kolegu i saj Rao u arrestua.
Në pamjet e sulmit të kapura nga CCTV, Rao që ishte edhe zëvendës-menaxher në Hotelin AP për Turizëm shihet duke e tërhequr zvarrë nga flokët kolegen e tij.
Duke ia shtrënguar flokët, ai kap një copë druri të karriges, ndërsa një punëtor tjetër nxiton për të ndaluar sulmin.
Por Rao përpiqet ta largojë burrin dhe të vazhdojë sulmin e tij.
Përfundimisht, e shtyen burrin në tokë dhe e godet kolegen disa herë. Një burrë i tretë më pas nxiton të ndërhyjë. Ky i fundit arrinë të rrëmbejë drurin nga dora e Raos dhe e ndalon sulmin.
Zonja Usharani e raporton sulmin në polici dhe kolegu i saj u arrestua.