Këshilli i Federatës Ruse do të mbajë një takim të premten, duke çuar në spekulime të përhapura së fundmi në Moskë se vendi mund të vendosë ligjin ushtarak.
Futja e ligjit ushtarak do t’u jepte autoriteteve kompetenca gjithëpërfshirëse për të kufizuar lirinë e lëvizjes dhe lirinë e fjalës. Kujtojmë këtu se Parlamenti po diskuton të miratojë edhe një ligj që parashikon 15 vjet burg për personat që postojnë “fake news”.
Tatyana Stanovaya, një analiste e njohur politike ruse, bëri një postim në Twitter ku shkruajti se vendosja e një ligji ushtarak do të ishte një “skenar i arsyeshëm”. Shpallja e ligjit ushtarak do t’i lejojë autoritetet të futin censurën ushtarake, të rrisin sekretin e aktiviteteve të shtetit dhe veprimet e organeve lokale.
THREAD. The Federation Council will hold an unscheduled meeting on March 4. A lot of people are now writing that the purpose of this meeting is to adopt anti-crisis laws. But there is another possibility – the approval of martial law.1/5 https://t.co/y7U9OjnZzq
— Tatiana Stanovaya (@Stanovaya) March 2, 2022