spot_img

PZAP e urdhëroi ta certifikojë Listën Serbe, KQZ: Do të presim nëse do të ketë ankesa në Supreme kundër këtij vendimi

spot_img

Dje Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa e ka anuluar vendimin e KQZ’së për moscertifikimin e Listës Serbe për pjesëmarrje në zgjedhjet e 9 shkurtit. PZAP i ka kërkuar KQZ’së që ta certifikojë atë.

Ndërkaq zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi, ka thënë se do të presin deri të përfundojnë procedurat ligjore.

Kjo pasi prej marrjes së vendimit të PZAP’së ekziston afati kohor prej 48 orësh që të adresohen kërkesa kundër këtij vendimi në Gjykatën Supreme.

“Në vendimin e PZAP-it ka këshillë juridike, sipas së cilës lejohet ankesa kundër tij në Gjykatën Supreme, brenda 48 orëve nga momenti i marrjes së vendimit. Andaj, KQZ, para caktimit të kësaj çështje për në rend dite, do të presë përfundimin e procedurave ligjore”, ka thënë Elezi.

Të hënën KQZ nuk e certifikoi Listën Serbe pasi sipas përfaqësuesve të VV’së në këtë institucion kjo parti politike nuk e njeh shtetin e Kosovës. Pas kësaj Lista Serbe u ankua në PZAP.

Një vendim i tillë i KQZ’së u pa me shqetësim nga ndërkombëtarët.

NGJARJE TË TJERA

spot_img