spot_img

Qatip Osmani merr drejtimin e skuadrës së njohur shqiptare

spot_img

Qatip Osmani do të jetë trajneri i ri i Vllaznisë. Shqiptari nga Maqedonia e Veriut ka arritur marrëveshjen me kuqeblutë dhe pritet të mbërrijë në Shkodër të hënën, ku do të bëjë prezantimin zyrtar dhe do të drejtojë seancën e parë stërvitore.

Osmani do të marrë vendin e Migen Memellit, i cili nuk përmbushi pritshmëritë e drejtuesve, pasi grumbulloi vetëm 12 pikë në 10 javë dhe krijoi shumë tension me disa prej futbollistëve.

Tekniku Osmani ka një eksperiencë të konsiderueshme në Maqedoninë e Veriut, ku ka drejtuar Shkëndijën e Tetovës në disa periudha të ndryshme, Shkupin e Renovën. Pikërisht te kuqezinjtë nga Tetova ka arritur rezultatet më të mira, duke fituar edhe titullin kampion, teksa u largua nga aty vetëm në fund të sezonit të kaluar.

Kjo do të jetë eksperienca e parë në Shqipëri për Qatip Osmanin, që do të provojë të bëjë mirë në një klub me emër e histori si Vllaznia.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img