Sulmuesi Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, tashmë i ka lënë anash telashet e mëdha që iu paraqitën gjatë këtij afati kalimtar dhe tash është i fokusuar plotësisht te skuadra e Mallorcas.
Prizrenasi u zyrtarizuar dje të skuadra spanjolle derisa ka treguar për vështirësitë në negociata që kishte. Të kujtojmë se Muriqi fillimisht u transferua te Club Brugge por që dështoi në testet mjekësore dhe tash gjithçka është mbyllur me sukses.
”Kanë qenë negociata të vështira dhe një transferim i komplikuar, është normale që të ishte kështu, por tani jemi këtu dhe gjithçka marrë fund. Megjithatë, tani jam plotësisht i fokusuar te Mallorca dhe nga e hëna, do të fillojë punën si vitin e kaluar,” tha ai për Esports IB3.