spot_img

Qendra e masazhit e shndërruar në prostitucion/ Zbardhen përgjimet: Mbeta duke shkruar, por s’ka klientë për masazhe p*rno

spot_img

Detaje të reja janë publikuar tashmë në lidhje me qendrën e masazhit në Tiranë që ishte shndërruar në prostitucion. Sipas burimeve të gazetës Si, një vajzë e re me iniciale B.S. u gjet së bashku me disa vajza të tjera në qendrën e “masazhit” në Tiranë. Në dëshminë e dhënë para policisë njëra ndër pesë vajzave që u rrëfyen, tha se pamundësia për të siguruar një punë gjatë pandemisë e ktheu në punonjëse seksi. Ndërkohë, policia sqaron se aktualisht janë nën hetim disa qendra masazhesh me shërbime të tilla ku ofrohet një lloj prostitucioni i fshehtë.

Gjithashtu janë siguruar edhe bisedat që janë zhvilluar në atë qendër, ku vajzat tregonin në biseda me njëra-tjetrën se përdornin rrjetet sociale për të siguruar klientë dhe për t’i joshur ata. Njëra nga të dyshuarat pohoi për policinë se punonte me klientë të zgjedhur dhe që fillimisht ata ja siguronte një punëmarrës tjetër, i cili më vonë ia kaloi qedrën e masazhit për administrim pronarit më të ri, që përfundoi i arrestuar, por që gjatë marrjes në pyetje këmbënguli se nuk kishte informacion se çfarë ofronin tjetër punonjëset.

Gjithashtu, e reja shtoi se për një masazh kërkoheshin 2800 lekë, kurse për shërbimet e tjera çmimet varionin nga shërbimi në shërbim. Ndërkohë përveç policisë, mësohet se edhe inspektoriati i punës ka nisur procedurat për masë, duke qenë se punonjëset si masazhatore punonin si të pasiguruara dhe në të zezë. Vajzat e qendrës janë vënë nën ndjekje penale për akuzën e prostitucionit, pasi që të gjitha kanë pranuar dhe detajuar shërbimet që kryenin brenda qendrës për pagesa që variojnë nga 50 deri në 100 euro. Mes veprimeve hetimore policia pranon se ka sekuestruar edhe disa aparate celularë si dhe ka sekuestruar një shumë parash që ishin xhiroja e ditës kur edhe u mbajt aksioni policor.

Një ndër bisedat e shumta:

K: Tani a kemi ndonjë gocë të re apo mashtroni miletin me statuse?

C: Kjo e dyta, se na ke mësu vet. Jo veç kjo B… është.

K: Po mirë qenka gjysma e të keqes. Është aty?

C: Po. Po e mbyll. Ta lë me alarm a jo? Se kemi fillu me e lënë me alarm këto kohë.

K: Jo jo lene fik.

C: I ke çelësat tek kafja. Natën

Biseda e dytë zhvillohet sërisht mes të dy komunikues dhe është dy javë më vonë.

K: Me kë je kështu?

C: Jam me zemrën.

K: Sa zemra të janë bërë kështu? Ok ok vazhdo s’po të shkruj mo se si dihet ca mendon zemra.

C: E ka emrin shefi.

K: Mirë qenka puna.

C: Më tha në katër jam aty.

K: Sa lekë merr ajo, apo 10 si të gjitha?

C: Dhjetë ka marrë kur ka bërë tek këto tonët.

K: Merre pyete ku është?

Sipas policisë këto biseda tregojnë edhe çmimet dhe se si interesoheshin për vajzat, të cilat pasi ofronin shërbime kishte raste që klientë bujarë u linin më tepër para se sa ishte bërë pazari.

Biseda mes 2 vajzave që punonin atje:

Vajza 1- A ke patur ndopak punë?

Vajza 2- Mbeta duke shkruar statuse, por s’ka klientë për masazhe p*rno, ka rënë goxha nga covid-i.

NGJARJE TË TJERA

spot_img