Në korrik, qeveria austriake vendosi të paguajë një shumë prej 450 eurosh si ndihmë shtesë për të gjithë personat që janë të papunësuar që nga 1 maji deri me 31 gusht, kanë njoftuar mediat austriake.
Përveç shumës si të papunë që kanë marrë deri tash, të përcaktuar nga Enti i punësimit (Arbeitsmarkt – AMS), kjo do të jetë ndihmë shtesë (bonus).
Nga dita e mërkurë, paratë kanë filluar të transferohen në xhirollogaritë e personave të papunë (Arbeitslose Personen).
“Në total, kjo ndihmë do të kushtojë 180 milionë euro dhe do të përfitojnë rreth 400 mijë persona”, ka njoftuar Ministria e Punës në Austri.
Paratë transferohen automatikisht, pra nuk është e nevojshme të bëhet ndonjë kërkesë e veçantë paraprake.