spot_img

Qeveria në rrezik: Haradinaj dhe Limaj të nervozuar me kryeministrin Hoti

spot_img

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Skender Hyseni, është emëruar dje Koordinator Shtetëror për Dialog nga kryeministri Avdullah Hoti, ku do të jetë personi kryesor i ekipes nga Kosova kundër palës serbe në Bruksel.

Emërimi i Skender Hysenit ka shkaktuar pakënaqësi tek dy partnerët e koalicionit të Qeverisë Hoti, tek AAK’ja dhe Nisma.

As Ramush Haradinaj dhe as Fatmir Limaj nuk janë pyetur nga kryeministri Hoti për emërimin në këtë pozitë të Skender Hysenajt.
Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj ka deklaruar se do të prish koalicionin me LDK’në dhe nuk do ta kenë përkrahjen e tij nëse kryeministri Hoti vazhdon me këtë qasje pa pyetur partnerët e koalicionit dhe të marrë vendime pa u pajtuar edhe të tjerët.

Haradinaj tha se Hyseni nuk do ta ketë përkrahjen e AAK’së në dialog me Serbinë.

Po ashtu, edhe kryetari i Nismas, Fatmir Limaj dhe se morri vesh nga mediet se Skender Hyseni do ta ketë tani një pozitë të rëndësishme në dialogun me Serbinë.

Sikurse Haradinaj, edhe Limaj tha se kryeministri Hoti nuk e ka pyetur dhe nuk i ka treguar se do ta emëron Skender Hysenin si Koordinator Shtetëror për Dialog.

Metro po ashtu ka mësuar sot gjatë ditës se kryetari i LDK’së, Isa Mustafa dhe presidenti Hashim Thaçi kanë rënë dakord që Skender Hyseni të jetë përfaqësuesi kryesor i Kosovës në dialogun me Serbinë, duke lënë anash edhe kryeministrin Avdullah Hoti.
Kujtojmë se Qeveria Hoti varet shumë nga votat e AAK’së dhe Nismas që të mbetet në pushtet, nëse do të ketë përplasje të reja në skenën politike mes këtij koalicioni atëherë fatin e njëjtë sikurse ish-kryeministri Albin Kurti do ta ketë edhe kryeministri Avdullah Hoti.//gazetametro.net

NGJARJE TË TJERA

spot_img