Duket se shumë shpejt pritet edhe të konfirmohet zyrtarisht.Qeveria spanjolle ka dhënë leje për zhvillimin e ndeshjes Spanjë – Kosovë.
Këtë e ka konfirmuar portali spanjoll “Sport”, që ka shtuar se autoritetet pritet që vendimin ta publikojnë brenda pak kohe.
“Qeveria e ka dhënë dritën e gjelbër për zhvillimin e ndeshjes në Spanjë dhe nuk ka gjetur terren neutral. Ky vendim, megjithatë, nuk nënkupton se Spanja e njeh pavarësinë e Kosovës”, shkruan e përditshmja spanjolle.
Kujtojmë se për kualifikimet për në Kupën e Botës, Kosova është në me Spanjën, Suedinë, Greqinë dhe Gjeorgjinë, katër kombëtare, tri prej të cilave s’e kanë njohur pavarësinë.Gjithsesi, ajo që kishte kundërshtuar edhe në të kaluarën secilën ekspeditë kosovare sportive në tokën e saj, tashmë është dorëzuar dhe pritet që kështu të ndodhë në çdo sport.