Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një njoftimi në Facebook ka bërë të ditur se performanca e Ylli Megit është anuluar për t’u realizuar në një datë tjetër, për shkak të reshjeve të shiut.
Por, banorët e kryeqytetit nuk e kanë pritur fare mirë këtë njoftim të Ahmetit, duke filluar fyerjet nëpër komente.
“Dil në teren more qen more”, ka shkruar një qytetar i cili i ka dërguar edhe pamje nga përmbysja e rrugës “Muharrem Fejza” pas reshjeve të shiut.
“I nderuar kryetar i Vetëvendosjes në Prishtinë, ju propozoj që performancën ta vazhdoni te Rruga B”, ka ironizuar një qytetar tjetër, duke i bashkangjitur gjithashtu pamje të “Rrugës B” pas reshjeve të dendura të shiut.
Kujtojmë se shiu ka shkaktuar edhe dëme të mëdha materiale edhe në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, por se Komuna e Prishtinës nuk ka reaguar ende me ndonjë njoftim zyrtar për veprimet që ka ndërmarrë. /Lajmi.net/