Ja si me mashtruan në “Viva Fresh”
“Viva Fresh” po i mashtron konsumatorët me çmime.
Kështu të pakten pohon t’i këtë ndodhur një qytetarje e cila ka vendosur të denoncojë këtë rast duke bërë publike mashtrimin e “Viva Fresh”.
Sipas qytetares (emer i njohur për redaksinë) në rafte ku janë të vendosura produktet figurojnë çmime tjera derisa në arkë çmimi tjetër.
I tillë sipas saj është rasti me qumësht, për të cilin ka dërguar fotografi, si dëshmi që në raft çmimi është 0.79€ për litër derisa në arkë e ka paguar më shtrenjtë.
Ajo ka dërguat edhe kuponin fiskal që e ka marrë nga “Viva Fresh” në Prishtinë ku shihet se për qumështin e njëjtë ka paguar 2.37€ më shumë se sa vlera që është paraqitur në raft.
Qytetarja, pretendon se është kthyer sërish për të kërkuar sqarim nga menaxhmenti i “Viva Fresh” por sipas saj, rritja e çmimit është faturuar gabimisht.
Portali i ynë edhe në të kaluaren ka raportuar për keqpërodrime të tilla në qendra të marketeve si dhe inkurajonë lexuesit që t’i denoncojnë vazhdimisht, të tilla raste.