Policia e Kosovës ka konfirmuar se ka vdekur gruaja që ka rënë nga ndërtesa në Fushë-Kosovë
Policia Rajonale e Prishtinës ka treguar për Gazetën Express se sot në orën 13:00, një grua ka rënë nga një ndërtesë, ndërsa akoma nuk janë sqaruar rrethanat se si ka ndodhur rasti.
“Sot rreth 13:00, kemi pranuar informatën se në rrugën Nëna Terezë në Fushë-Kosovë, një person ka rënë nga një ndërtesë dhe e njëjta ka ndërruar jetë. Viktimë në këtë rast është një person (femër), vdekjen e së cilës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, kanë thënë nga Policia.
“Aktualisht hetuesit policorë në koordinim me prokurorinë përkatëse janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin”.