Trajneri i përfaqësueses së Kosovës U21, Rafet Prekazi ka publikuar listën e lojtarëve që do të luajnë në ndeshjen kundër Anglisë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ me 4 shtator.
Prekazi edhe kësaj radhe ka lënë jashtë talentin e Prishtinës Qendrim Zybën, shkruan Albanian News
Për mos përfshirjen e Zybës në listë, ka reaguar ashpër edhe klubi më i madh në vend FC Prishtina.
Lista e të ftuarve te Kosova U21
Nuk ka vend për Qendrim Zybën me 16 paraqitje zyrtare me Prishtinën dhe duke zhvilluar të gjitha ndeshjet kryesore e duke bërë dallimin në finale të Kupës me Ballkanin.
Dhe, nuk është hera e parë kur seleksionuesi, Rafet Prekazi i shmangë futbollistët e Prishtinës.
Opinioni vet le ta gjykoj se a ka pasur vend mesfushori i Prishtinës në këtë listë a po jo’ shkruan faqja zyrtare e Prishtinës në Facebook.