spot_img

Ramazan Kadyrov lideri i çeçenëve: Rebelimi i Wagner duhet shtypur

spot_img

Lideri çeçen, Ramazan Kadyrov e ka quajtur rebelimin e Prigozhin “thikë pas shpine” dhe thotë se mbështet Vladimir Putin në çdo fjalë. Kadyrov drejton Çeçeninë, një republikë në jug të Rusisë që prej vitit 2007.

Kadyrov, një mbështetës besnik i Putinit, i bëri thirrje luftëtarëve të Wagner që të mos i përgjigjen provokimeve.

“I bëj thirrje luftëtarëve, patriotëve të mëmëdheut tonë. Mos e jepni veten para provokimeve. Çfarëdo qëllimesh ju jepen, çfarëdo premtimesh ju bëhen siguria e shtetit dhe kohezioni i shoqërisë ruse janë gjërat më të rëndësishme për momentin”, tha ai në një postim në Telegram.

Ai shtoi se ushtarët çeçen nga ministria e Mbrojtjes dhe Garda Kombëtare janë dërguar në zonat e tensionit.

“Rebelimi duhet shtypur, dhe nëse kjo kërkon masa të ashpra atëherë jemi gati”, shkroi ai.

NGJARJE TË TJERA

spot_img