spot_img

Ramos e ‘plas’ Ronaldon: Messi është më i miri i historisë, kam vuajtur shumë vite përballë tij në fushë

spot_img

Deri para dy sezonesh Lionel Messi dhe Sergio Ramos ishin dy armiq në fushë me kuptimin e plotë të fjalës. “El Clasico” ishte padyshim edhe një përballje e ashpër mes këtyre dy lojtarëve, me Ramos, që padyshim e kishte Messin një lojtar nën patronazhin e tij dhe duelet mes tyre mbahen mend ende.

Së fundmi, mbrojtësi spanjoll, që tashmë është shok ekipi me Messin, ka folur për përballjet e dikurshme dhe ndoshta është treguar për herë të parë i sinqertë. “Për shumë vite kam vuajtur duke luajtur kundër Messit në fushë. Por tani ndjej kënaqësi duke luajtur pranë tij. Messi është lojtari më i mirë që futbolli ka krijuar ndonjëherë”, tha mbrojtësi.

Padyshim që këto fjalë të Ramos do të shoqërohen me polemika, pasi ai është shok i ngushtë me Ronaldon dhe në gjithë këto vite nuk e ka nxjerrë në asnjë moment Messin mbi portugezin. Neve na mbetet të shijojmë këtë dyshe së bashku, pas gjithë atyre viteve rivalitet. Ata janë pjesë e PSG-së që nga viti 2021.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img