Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon numërimi i votave të mërgatës që kanë votuar nëpër përfaqësitë diplomatike.
Ekipi i portalit po e përcjell nga afër këtë proces, ku tashmë raporton se ka përfunduar numërimi në njërin nga vendvotimet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë.
Sipas rezultateve, Kreu i Aleancës për Ardhmërinë, Ramush Haradinaj ka marrë vetëm një votë në këtë vendvotim, teksa Kreu i Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj, ka marrë tri vota. Nga tri vota i kanë marrë edhe kandidatët nga Nisma’s, Vesel Krasniqi e Arbëreshë Krasniqi, shkruan Reporteri
Time Kadriaj, Ardian Gjini, Teuta Haxhiaj, Ukë Blakaj, Daut Haradinaj, Hamdi Komoni, Arif Ahmetxhekaj, Lahi Brahimaj, Agron Kuçi, kanë marrë nga një votë, derisa kandidatët tjerë kanë zero vota.