Opinionisti dhe njohësi i ҫështjeve politike, Idriz Zeqiraj në një prononcim për “Bota sot” thotë se janë dy momentet kur e kanë vënë në provë kryeministrin aktual, Avdullah Hotin. Dëgjueshmëria e tepëruar, dakordimi i zotëri Hotit me shefin e partisë, Isa Mustafa, si dhe abuzimi i buxhetit me para e veteranëve, i cili e implikon edhe ish-ministrin e Financave, Avdullah Hotin, i cili iu bind verbërisht shefit të partisë së tij.
“Janë, pikërisht, këto dy çështje që e kanë vënë në provë zotëri Hotin dhe nuk e ka përballuar presionin e shefit autokrat të LDK-së, i cili ka mbetur peng i mendësisë së shkuar moniste. Si ministër i Financave, ai duhet të reagonte, me bllokim të fillimit të dhënies të parave, pa i verifikuar fare emrat listorë me “Dëshmi të Veteranit”, vlerëson Zeqiraj.
Zeqiraj thotë se në listën e të akuzuarve duhet të jetë Rmush Haradinaj, për shkak se ka penguar rishikimin e listave të veteranëve përmes banditëve të tij. E poashtu, sipas tij edhe Isa Mustafa për shkak se ‘hapi thesin e buxhetit shtetëror, duke u bërë pjesë e krimit të “komandantëve” kriminelë e manipulatorë, shitës masiv të “Dëshmisë të Veteranit”.
“Rrjedhimisht, në listën e të akuzuarëve, madje, në krye të saj, duhet të jenë Ramush Haradinaj, sepse e bëri popullin mercënarë, duke thënë se “i gjithë populli është veteranë” dhe pengon rishikimin e listave të “veteranëve”, nëpërmjet banditëve të tij, të strehuar, kryesisht, në organizatën rrast të kompromentuar të OVL të UÇK-së. Si dhe Isa Mustafa, i cili, në kundërshtim flagrant me ligjin, hapi thesin e buxhetit shtetëror, duke u bërë pjesë e krimit të “komandantëve” kriminelë e manipulatorë, shitës masiv të “Dëshmisë të Veteranit”! Edhe ish-ministri i Financave, me heshtjen e tij qyqare dhe aprovuese, ka pjesën e fajësisë, sepse dëmi i shkaktuar buxhetit shtetëror, është nga më katastrofikët në këto dy dekada të Kosovës së lirë”, thekson ai./Bota sot