Te Franca nuk ka një atmosferë të mirë, pasi kohët e fundit thuhet se ka në prishje të marrëdhënies mes Didier Deschamps dhe Kylian Mbappe dhe ky i fundit nuk është grumbulluar për sfidat e këtij muaji. Dyshja nuk gëzojnë më raporte të mira mes tyre dhe kjo ka bërë që te “Gjelat” situata të jetë paksa e trazuar, sidomos edhe me pensionimin e detyruar të Antonio Griezmann.
Por jo vetëm kaq, pasi lojtarët e Francës sipas gazetarit Romain Molina kanë gjetur edhe zëvendësuesin e Deschamps. Ekipi dëshiron një trajner të ri dhe në krye të kombëtares të jetë një legjendë.
Kështu Zinedine Zidanë bëhet me dije se është i përzgjedhuri i lojtarëve. Ish-timonieri i Realit vazhdon të jetë i papunë dhe siç është raportuar kohë më parë do t’i pëlqente të ulej ne stolin e Kombëtares.
Kujtojmë se kontrata aktuale e Deschamps me Francën përfundon në korrik të vitit 2026, por largimi i tij mund të ndodhë më parë. Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë në muajt në vazhdim.