spot_img

Rasti tragjik i argjentinases, Policia s’flet rreth dyshimeve se ajo hyri në Kosovë e fshehur në bagazh të veturës

spot_img

27-vjeçarja M.K.U., me origjinë nga La Plata të Argjentinës, u përshkrua nga babai i saj si “udhëtare e lumtur”, për shkak të jetesës së saj njëherë në Barcelonë e më pas në Zvicër. E reja dyshohet se në Barcelonë kishte nisur lidhjen e saj të dashurisë me kosovarin E.N., nga komuna e Drenasit, por me nënshtetësi zvicerane, i cili tani po dyshohet të jetë vrasësi i saj. Argjentinasja dyshohet se u hodh nga kati i gjashtë i një hoteli në Fushë Kosovë ku po qëndronte me E.N., dhe qëllimi i vizitës këtu raportohet të jetë dasma e vëllait të E.N., e cila më pas u anulua. U tha se ajo hyri ilegalisht në Kosovë përmes bagazhit të veturës.

Një mosmarrëveshje mes çiftit që kishin lidhje prej rreth katër muajsh, e ndodhur me 1 gusht rreth orës 01:59, rezultoi me vrasjen e 27-vjeçares. Të dy dyshohet se sulmuan njëri-tjetrin të dehur.
Gjykata Themelore e Prishtinës, tashmë ia ka caktuar një muaj paraburgim të dyshuarit E.N.,në drejtim të veprës penale “vrasje”.

Edhe përkundër tentativës së stafit mjekësor për ta shpëtuar, e reja vdiq në QKUK.

“Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri E.N me datë 01.08.2023 rreth orës 01:59 minuta në rrugën “ Nënë Terezë” në Fushë Kosovë, pas një mosmarrveshje paraprake me të dëmtuarën – tani të ndjerën M.K.U, të njëjtën e privoi nga jeta duke e hudhur nga dritarja e dhomës së hotelit, nga kati gjashtë, me ç’rast e ndjera kishte pësuar lëndime trupore, e që edhe përkundër trajtimit mjekësor e njëjta kishte ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ( QKUK)”, njoftoi gjykata.

Gazeta zvicerane “Blick” shkroi se të dy ata thuhet se kanë qenë të dehur në festën para dasmës së vëllait të të dyshuarit, sipas burimeve familjare. Kur janë grindur, dyshohet se kanë sulmuar njëri-tjetrin. Burri ka pësuar lëndime edhe në gjoks.

Gazeta zvicerane shkruan se 32 vjeçari nga Drenasi e kishte futur ilegalisht të dashurën e tij në Kosovë, duke e fshehur në bagazh të veturës.

Dasma e planifikuar e vëllait të të dyshuarit më 1 gusht u anulua pas ngjarjes tragjike.

Për të dyshuarin për vrasje kanë folur fqinjët e prindërve të tij, duke thënë se s’iu besohet ajo me të cilin ngarkohet ai meqë kishin përshtypje të mira për të.

“Ai ishte një djalë i hapur, i dashur, i shkëlqyeshëm që gjithmonë përshëndetej”, thotë një fqinj i prindërve të të dyshuarit.

Ai dhe vëllezërit e motrat e tij thuhet se kanë jetuar në banesë në të kaluarën, sipas Blick. Ai është fëmija më i madh. Para se të niseshin, familja e përshëndeti të dyshuarin në shkallë dhe u tregoi për dasmën e djalit të mesëm.

“Nuk mund ta imagjinoj që ai qëllimisht donte ta lëndonte, ai është shumë i sjellshëm. As ai nuk duket si djalë i keq”, tha fqinji.

Tashmë policia dhe prokuroria po hetojnë rastin. Ndërkohë në vendngjarje ndodhen edhe hetues nga Zvicra, raportoi gazeta, por këtë informacion nuk e ka konfirmuar Policia e Kosovës, tash e sa ditë për Gazetën Express.

Babai i të resë është i sigurt se vdekja e vajzës së tij nuk ishte një aksident. Ai ngre akuza të rënda ndaj të dashurit të saj.

“Është femicid. E hodhi nga ballkoni”, ka thënë ai për mediat argjentinase.

Edhe nëna e viktimës është tronditur nga vdekja e vajzës së saj. Vetëm pak ditë para ngjarjes ajo telefonoi atë.

“Ajo na dërgoi video, dukej mirë dhe e lumtur, këtë nuk e kuptoj”.

“Në kërkim të një të ardhmeje më të mirë”, siç shpjegon babai i saj.

“Ajo jetoi në Barcelonë për dy ose tre muaj derisa u takua me këtë burrë dhe u transferuan së bashku në Zvicër”. Ai e përshkruan atë si një “udhëtare të lumtur”.

Lidhur me rastin Gazeta Express ka tentuar të marrë një përgjigje edhe nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë, por nuk ka kanë kthyer përgjigje.

As policia nuk është përgjigjur se përmes cilës pikë kufitare dyshohet se është futur ilegalisht argjentinasja

NGJARJE TË TJERA

spot_img