spot_img

Reagim i fortë i gazetarit Ndrec Gjonaj ndaj deklaratës së Amir Rrahmanit: Një fjalë e papërgjegjshme kërkon reflektim të matur

spot_img

Deklarata e fundit e Amir Rrahmanit, kapitenit të Kombëtares së Kosovës, ku ai kritikoi gazetarët sportivë duke i cilësuar raportimet e tyre si “copy-paste”, ka ngjallur reagime të forta në media. Një prej tyre vjen nga gazetari i njohur Ndrec Gjonaj, i cili e quan këtë një fjalë të papërgjegjshme dhe zhgënjyese.

Në reagimin e tij, Gjonaj thekson se të cilësosh gjithë raportimet mediatike si kopjim pa përjashtim është një përgjithësim i padrejtë dhe një sulm i panevojshëm ndaj komunitetit të gazetarëve sportivë, të cilët, edhe me burime të kufizuara, kanë qenë profesionalë dhe mbështetës të vazhdueshëm të Amir Rrahmanit dhe Kombëtares së Kosovës.

“Është fakt i pamohueshëm që Amir Rrahmani ka qenë një nga sportistët më të promovuar dhe më të përkrahur nga mediat sportive të vendit. Prandaj, një deklaratë që vë në dyshim integritetin profesional të gazetarëve është jo vetëm e gabuar, por edhe mosmirënjohëse,” thekson Gjonaj.

Ai shton gjithashtu se mungesa e disa gazetarëve në momentet festive apo personale të futbollistit nuk duhet keqinterpretuar si mungesë përkrahjeje, duke marrë parasysh sfidat financiare dhe logjistike që ata përballen çdo ditë.

Në fund, Gjonaj bën thirrje për një reflektim të matur dhe një sqarim publik nga kapiteni i Kombëtares, duke nënvizuar se roli i tij nuk është vetëm teknik, por edhe moral dhe simbolik, duke përfaqësuar një figurë publike që duhet të ndajë barrën dhe meritat me mediat për të ndërtuar së bashku sportin në Kosovë.

NGJARJE TË TJERA

spot_img