Një konflikt i papritur e i nxehtë që duket se është zhvilluar për kohë të gjatë jashtë vëmendjes së publikut, papritmas u ekspozua mbrëmë në një debat televiziv.
Bekim Jashari, kryetari i komunës së Skënderajt, dhe Sami Lushtaku, ish kryetari i kësaj komune tashmë janë protagonistët e këtij konflikti.Mbrëmë Jashari akuzoi z.Lushtaku se po bënte fushatë nëpër oda të Drenicës kundër tij, duke e denoncuar një sjellje të tillë, pavarësisht që tashmë ai është pjesë e politikës vendore.
Jashari madje kontestoi edhe kontributin e Sami Lushtakut në luftë, si komandant i shquar i UÇK-së.
Lushtaku nënkupton se e vetmja gjë që e mbron Jasharin është emri i familjes, sepse pa të do ta bënte paçavër .Më tej, Lushtaku ka deklaruar që nuk ka “bir nane” që mund t’ia ndalë Drenicën dhe ajrin.
“Z.Jashari lidhje s’ka çka ka ndodhë në Kosovë. M’vjen keq që z.Jashari e mbron aura e familjes së tij. [E ka] mbiemrin i familjes, se ta kisha bo paqavër atë [Bekim Jasharin]. Jashari nuk mundet me ma ndalë Drenicën edhe ajrin. Unë qe 20 vjet mas lufte kam bërë fushatë nëpër oda të Drenicës dhe nuk mundet me ma ndalë. S’ka bir nane që mundet me ma ndalë. Jashari mendoj që bën fushatë kundër vetes, ka mendu që është lehtë me hy në politikë; ne ja kemi dhënë kryetarin me udhëheq, kjo është politikë, edhe duhet të ketë fushatë.” ka thënë Lushtaku për Periskopi.