Klubi i futbollit Ballkani ka dalë me një reagim sot pas skenave që ndodhën mbrëmë në derbin me Prishtinën.
Therandasit e kanë shprehur shqetësimin e tyre, për siç thonë, sulmet verbale dhe fizike ndaj trajnerit Ilir Daja.
Sipas tyre, trajneri shqiptar u sulmua nga vëllai i një zyrtari të klubit prishtinas, i cili hodhi shishe në drejtim të trajnerit.
Ballkani kërkon nga organet kompetente të Federatës së Futbollit të Kosovës që të ndërmarrë masa për këtë incident.
Më poshtë mund ta lexoni postimin e Ballkanit në Facebook.