Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka shkruar në Twitter lidhur me shpërthimin e frikshëm që ka ndodhur sot në Bejrut.
Presidendi Thaçi shprehet se fotografitë nga Bejruti janë tragjike.
Ai thotë se populli i Kosovës bashkëndjen dhe lutet për të lënduarit dhe familjet e viktimave.
Statistikat e fundit të nxjerra nga Libani raportojnë për 50 të vdekur dhe mbi 3.000 të plagosur pas shpërthimit të fuqishëm në kryeqytetin Bejrut.
Shpërthimi në qytetin port pranë një fabrike fishekzjarresh në orën 6 me orën lokale shkaktoi një katastrofë në vend.
Heartbreaking and tragic images from #Beirut. Our thoughts and prayers go to the injured and families of victims. #Kosovo stands by #Lebanon in this difficult time.
— Hashim Thaçi (@HashimThaciRKS) August 4, 2020