spot_img

Reagon ish-koloneli i FSK-së për protestën e policëve

spot_img

Ish koloneli i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Afrim Veseli, ka reaguar për protestën e njësisë Speciale Intervenuese të Policisë së Kosovës para Qeverisë.

Përmes një reagimi për teve1.info, Veseli ka thënë se çështja e pagave të policëve është ngritur tash e një kohë.

Veseli ka shtuar se policët elitarë janë në gjendje të vdesin për atdhe, por sipas tij ata kanë nevojë të sigurojnë të ardhura për familje.

“Pse, pse lejuat të vije puna deri këtu, që djemtë e Kosovës të rreshtohen para Qeverisë për të kërkuar atë që iu takon. Qe sa kohë, të gjithë ne e kemi ngritur si çështje, dhe ju edhe ma keq, dilnit e shpërndanit gënjeshtra se paga e policit tonë është rritur. Secili nga këta djem vdes në mbrojtje të atdheut, por këta kanë edhe familje apo që duhet të kujdesen”, ka thënë Veseli.

Sipas tij, në të kaluarën policët dhe ushtarakët e Kosovës i kanë heshtur temat e pagave pasi ishte koha e çlirimit, derisa tani ka shtuar se duhet kërkuar të drejtën e sigurisë ekonomike për familje.

“Mbi 9 vite pjesëtar e TMK në atë kohë, ishin bile edhe më keq, por ishte koha e pas çlirimit, dhe heshtnim. Por sot, sot në 2023 vërtet duhet kërkuar të drejtën e arsyeshme për siguri ekonomike të familjeve të tyre. Hekuran Murati, u janë rrit pagat policëve apo??? Minatorët nën tokë për paga, mësuesi, mjeku të gjithë armiq pse kërkojnë të jetojnë me pak kushte ekonomike???!!! Mbetsh i turpëruar pra”, është shprehur Veseli.

NGJARJE TË TJERA

spot_img