Kampioni i Kosovës, Ballkani ka njoftuar se ka ndarë rrugët me drejtorin sportiv, Nderim Nexhipi.
Ballkani ka vazhduar me ndryshime këtë verë, por kësaj radhe me drejtues dhe jo me futbollistë.
Bëhet fjalë për drejtorin sportiv, Nexhipi, i cili për shkaqe familjare ka kërkuar të largohet dhe Ballkani ka pranuar kërkesën e tij.
Më herët drejtuesit e Ballkanit krahas njoftimit kishin falenderuar Nexhipin për punën e deritanishëm. Derisa tani me anë të postimi reagoi edhe Nexhipi.
𝙁𝘼𝙇𝙀𝙈𝙄𝙉𝘿𝙀𝙍𝙄𝙏 𝙁𝘾 𝘽𝘼𝙇𝙇𝙆𝘼𝙉𝙄 🫶🤝
𝙁𝘼𝙇𝙀𝙈𝙄𝙉𝘿𝙀𝙍𝙄𝙏 𝘼𝙍𝙎𝙄𝙈 𝘿𝙃𝙀 𝘽𝘼𝙇𝙄 𝙆𝘼𝘽𝘼𝙎𝙃𝙄 🟠⚫️
Çdo fillim e ka një fund dhe për mua padyshim ishin 2 vite të mrekullueshme të jetës time si në aspektin profesional por edhe atë njerëzor . Para 2 viteve kur pranova ofertën e klubit jam Krenar që premtimin per ta ta sjell titullin ne Suharek e mbajta dhe jam Krenar që me këtë ekip fantastik arritëm rezultate te jashtzakonshme në futbollin e Kosovës dhe atë ndërkombëtar .
Bashkë shkruam historinë me 2 tituj Kampion, me Superkupën e Kosovës dhe për herë të parë në historinë e futbollit të Kosovës, arritëm grupet e 𝙐𝙀𝙁𝘼 𝘾𝙤𝙣𝙛𝙚𝙧𝙚𝙣𝙘𝙚 𝙇𝙚𝙖𝙜𝙪𝙚.
Rrugëtimi im si drejtor sportiv i Ballkanit përfundon këtu. Falenderoj presidentin 𝘼𝙧𝙨𝙞𝙢 𝙆𝙖𝙗𝙖𝙨𝙝𝙞 për besimin e dhënë sepse ishte ai qe insistoi te afrohem ne këtë klub fantastik , 𝘽𝙖𝙡𝙞 𝙆𝙖𝙗𝙖𝙨𝙝𝙞𝙣 dhe zv presidentin e klubit 𝙑𝙞𝙨𝙖𝙧 𝙈𝙖𝙠𝙨𝙪𝙩𝙖𝙟𝙣, falenderoj të gjithë bashkëpuntorët ne krye me 𝙄𝙙𝙧𝙞𝙯 𝙃𝙖𝙟𝙧𝙞𝙯𝙞𝙣&𝙇𝙞𝙣𝙙𝙞𝙣 , falenderoj gazetarët për korrektësine gjate këtyre 2 viteve , dhe ne fund falenderoj stafin e mrekullueshem te trajnerëve me të cilët ndava rrugëtimin ne krye me 𝙄𝙡𝙞𝙧 𝘿𝙖𝙟𝙚𝙣 , të gjithë futbollistët e Jashtzakonshëm dhe padyshim qytetin e 𝙎𝙪𝙝𝙖𝙧𝙚𝙠𝙚̈𝙨 dhe tifozët 𝙓𝙝𝙚𝙗𝙧𝙖𝙞𝙡𝙖𝙩.
Faleminderit Suharekë ose siq e kam thënë cdoher: 𝙌𝙮𝙩𝙚𝙩𝙞 𝙞 𝙫𝙤𝙜𝙚̈𝙡 𝙥𝙤𝙧 𝙢𝙚 𝙕𝙚𝙢𝙚̈𝙧 𝙩𝙚̈ 𝙢𝙖𝙙𝙝𝙚 🫶
Ju priftë e mbara 🧡🖤
𝙈𝙞𝙧𝙪𝙥𝙖𝙛𝙨𝙝𝙞𝙢 𝙉𝙉