spot_img

Reagon studenti që është zv.ministër nga AAK, ka diçka për ata që e kritikuan

spot_img

Kryetari i të rinjve të AAK’së, Driton Bardheci, i cili dje u zgjodh zv.ministër i Arsimit, e që pas marrjes së këtij posti mori kritika të shumta në publik në lidhje me studimet e tij të papërfunduara dhe me notën mesatare të studimeve të tij, ka reaguar në lidhje me këtë çështje, transmeton Gazeta Metro.

Përmes një shkrimi të gjatë në profilin e tij në Facebook, Bardheci është deklaruar për të gjitha talljet dhe kritikat të cilat iu drejtuan nëpër rrjetet sociale, pas emërimit si zv.ministër derisa ende nuk ka përfunduar universitetin.

Në lidhje me këtë të fundit, Bardheci thotë se diplomimi i tij është shtyrë pas situatës me pandeminë, ndërsa mirëpret kritikat, derisa thotë se paragjykimet në drejtim të tij do të harrohen, madje shtoi se nuk do të ndalet përballë asnjë sfide

Shkrimi i plotë:

Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës!

Të nderuar përfaqësues të medieve, miq e aktivistë politikë!

Fillimisht dua t’ju falënderoj çiltërsisht për urimet që kam marrë për emërimin tim zëvëndësministër i Arsimit dhe Shkencës. Në veçanti dua t’i falënderoj aktivistët e Forumeve Rinore në Kosovë, nga opozita e pozita që kanë mbështetur krijimin e një gjenerate të re politike në vend.

Dje, pa të drejtë, jam bërë pjesë e një linçimi të ashpër publik. Këto janë disa orkestrime të dobëta të grupeve të ndryshme me interesa të ngushta, që nuk duan ta shohin rininë në institucione dhe vendimmarrje, prandaj nuk dua të merrem me ta.

Atyre që nuk u bën pjesë e fyerjeve dhe shantazheve dua t’ju tregoj se unë Driton Bardheci, jam 22-vjeçar, nga fshati Grabanicë, Komuna e Klinës. Jam nga një familje që në çdo kohë e rrethanë mbrojtën dinjitetin dhe nderin e atdheut.

Përveç fyerjeve të parreshtura ndaj meje, pjesë e linçimeve u bë edhe familja ime, e cila vendit i dha dëshmorë në çdo luftë të trojeve shqiptare, deri në luftën e fundit.

Që nga mosha 18-vjeç kam punuar në pozita të ndryshme, duke filluar nga punët vullnetare deri në pozita më të larta menaxhuese e politike.

Si 18-vjeçar jam angazhuar me përfaqësim studentor e më pas angazhim politik brenda rinisë së AAK-së. Në vitin 2018 në Kuvendin Rinor të Aleancës, u zgjodha Kryetar i të Rinjve të AAK-së me 80% të votave të delegatëve, ndërsa në zgjedhjet e fundit nacionale, si kandidati më i ri për deputet kam marrë përkrahje të konsiderueshme nga qytetarët.

Përpos punës e angazhimeve politike kam ndjekur studimet në dy institucione të arsimit të lartë. Si drejtim parësor, në Shkencat Politike dhe si drejtim dytësor një ndër drejtimet më të vështira, për të cilin studiova me vullnet të madh nga interesimi për Inxhinierinë Mekanike, atë të Inxhinerisë Industriale dhe Menaxhmentit.

Për respekt ndaj opinionit publik, dua të sqaroj që për shkak të pandemisë COVID-19 është krijuar rregullore që kur paraqitet Punimi i Diplomës, të mbrohet pas 3 muajve.

Kështu është krijuar situatë e tillë që ka shtyer për disa muaj diplomimin tim në dy drejtimet.

Jam rritur me nder dhe me përkushtim ndaj studimeve të mija, pa të kqija e ndytësi. Me aktivitetet politike që kam zhvilluar kurrë nuk kam rrezikuar shëndetin e qytetarëve dhe as nuk kam synuar të arrijë suksese personale, por çdoherë jam munduar t’i shërbej interesit të vendit.

Kritikat janë të mirëpritura, ndërsa paragjykimet të harruara.

Nuk do të ndalem përball asnjë sfide!

DB

NGJARJE TË TJERA

spot_img