spot_img

Real Madrid dhe Barcelona në ‘luftë’ për supertalentin turk

spot_img

Barcelona pritet që të rivalizohet nga Real Madridi për transferimin e Arda Guler.

Së fundmi u raportua se Barça është favorite për të nënshkruar me yllin e ri turk, pasi edhe Deco udhëtoi drejt Stambollit për të diskutuar rreth kësaj lëvizje, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, ka edhe klube të tjera të interesuara për Gulerin. Real Madridi është një prej tyre.

Sipas mediumit turk “Fanatik”, “Los Blancos” janë shumë të etur për të transferuar mesfushorin e Fenerbahçes dhe tashmë kanë shtuar përpjekjet e tyre.

Roberto Carlos dhe Emilio Butragueno po përgatiten të udhëtojnë në Stamboll, ashtu siç bëri Deco, në mënyrë që të fillojnë bisedimet me klubin turk dhe Gulerin, për një lëvizje të mundshme në “Santiago Bernabeu” këtë verë.

18-vjeçari ka një klauzolë lirimi prej 17.5 milionë eurosh në kontratën e tij me Fenerbahçen, por u raportua se Barcelona ka ofruar 22 milionë euro për shërbimet e tij, që do të thotë se Real Madridi do të duhet të ofrojë aq, ose edhe më shumë.

Sa i përket reprezentuesit të Turqisë, ai besohet se dëshiron që të bëjë hapin e radhës këtë verë, duke nënshkruar me një klub të ri dhe të madh evropian.

Milani është përmendur gjithashtu si një klub që ka shfaqur interesim serioz për Arda Guler. /Gazeta Express/

NGJARJE TË TJERA

spot_img