spot_img

Real Madrid i tregon Barcelonës kush është ‘Baba’ në Spanjë

spot_img

‘El Clasico” numër 250 i ka takuar Real Madridit.

Skuadra e drejtuar nga Carlo Ancelotti mposhti sot Barcelonën, për të vazhduar si skuadra e vetme pa humbje në La Liga, shkruan Gazeta Express.

Derbi i zhvilluar në “Santiago Bernabeu” përfundoi me rezultatin 3:1. Kjo ishte humbja e parë për skuadrën e Xavit këtë sezon.

“Los Blancos” shënuan dy gola në pjesën e parë, kurse një tjetër në fundin e ndeshjes.

Kapiteni, Karim Benzema, shënoi fillimisht në minutën e 12-të, teksa epërsia u dyfishua me golin e Fede Valverdes në minutën e 35-të.

Në pjesën e dytë shënuan katalunasit përmes Ferran Torresit në minutën e 83-të për të ngushtuar epërsinë e vendasve.

Mirëpo, në fundin e ndeshjes në skenë u shfaq Rodrygo, i cili e fitoi dhe e konkretizoi në gol një penallti në minutën e 90+1’.

Real Madridi pas kësaj fitore e ka rrëmbyer edhe pozitën e parë. Kampioni në fuqi spanjoll tani ka 25 pikë.

Barcelona renditet e dyta në tabelë me tri pikë më pak.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img