spot_img

Real Madridi e Man City fitojnë, Milani merr vetëm barazim te Salzburgu

spot_img

Real Madridi e ka nisur me fitore rrugëtimin për mbrojtjen e trofeut në Ligën e Kampionëve, duke shënuar fitore bindëse 0:3 në udhëtim te Celtic në kuadër të Grupit F.

14 herë kampionët e Evropës e nisën serinë e golave në pjesën e dytë, saktësisht në minutën e 56-të kur Vinicius Junior dërgoi topin në rrjetë falë asisitimit fantastik nga Valverde.

Luka Modriq në minutën e 60-të dhe Eden Hazard 17 minuta më vonë vulosën fitoren e “mbretërve” në Glasgow.

Me rezultat 0:4 ka triumfuar Manchester City në udhëtim te Sevilla në xhiron e parë të Grupit G.

Për “Qytetarët” shkëlqeu sërish ylli norvegjez, Erling Haaland që shënoi dy gola në minutat 20-të dhe 67-të teksa me nga një gol kontribuuan edhe Foden në minutën e 58-të e Dias në minutën e dytë shtesë.

Milani në anën tjetër u pajtua me një pikë në rrethin e parë të Grupit E kundër Salzburgut në udhëtim.

Kampionët e Italisë u ndalën me barazim 1:1. Për Milanin shënoi Saelemaekers në minutën e 40-të kurse për vendasit golashënues ishte Okafor në të 28-tën minutë./Demokracia.com/

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img