Real Madridi kalon në çerekfinale të Ligës së Kampionëve
‘Mbretërit’ fituan 1:0 (6:2 nga rezultati i dy ndeshjeve) ndaj skuadrës së Liverpool, shkruan lajmi.net.
Të dy skuadrat kërkonin të shënonin golin e parë në këtë takim.
Darwin Nunez kishte dy mundësi të arta, por gjuajtjet e tij i priti Thibaut Courtois.
Diogo Jota nga 16 metërshi tentoi të shënonte, megjithatë gjuajti jashtë.
Real Madridi gjithashtu ishin aktiv në sulm, Karim Benzema, Vinicius Jr dhe Toni Kroos kishin raste të mira shënimi, por u mungoi konkretizimi.
Camavinga gjuajti nga jashtë zona, pritja spektakolare e Alisson Becker ia mohoi realizimin e një supergoli.
Bukur gjuajti edhe Luka Modric, që ishte afër të zhbllokonte rezultatin.
Në momentet e fundit të pjesës së parë ‘Reds’ ishin më kërkues, por ishte Thibo ai që nuk lejoi të tundin rrejtën e madrilenëve.
Pjesa e dytë vazhdoi me ritmin e njëjtë, me skuadrat që kërkonin përsëri golin.
Për ‘Los Blancos’ rast më të mirë në 45 minutat e dytë kishte ‘Topi i Artë’, Karim Benzema.
Francezi arriti të shënojë në minutën e 79’ të ndeshjes, pas asistimit nga Vinicius Jr.
‘Reds’ gjithashtu tentuan të ngushtojnë sado pak rezultatin, megjithatë nuk ia arritën.