Gjyqtarët shpesh herë dalin të jenë vendimtar në ndeshjet e ndryshme sportive. Madje nuk mërziten fare për dëmin që i shkaktojnë skuadrave.
Rasti i fundit ndodhi në Ligën e Parë të Basketbollit në Kosovës, ndërmjet Kosovarit dhe Bora, shkruan Albanian News.
Gjyqtari i basketbollit, Genc Vitaku, ‘shkep’ teknike ekspres për trajnerin e KB Kosovari, Isa Prebreza.
Gjyqtari ndëshkoi me dy teknike të njëpasnjëshme vetëm pse trajneri me edukatë kërkoi sqarime nga gjyqtari pse nuk e gjykoi një ndërhyrje të palejuar nga skuadra rivale, në aksionin ku basketbollisti i Kosovarit u ndalua në mënyrë të palejuar.
Me këtë rast skuadra vendase përveç që u dëmtuar nga gjyqtari, pësoi edhe përjashtimin e trajnerit dhe dënimin me gjobë, pas dy teknikeve!
Më posht e gjeni pamjet: KB Kosovari – Bora