spot_img

Remzi Ejupi: Futbolli nuk guxon që të dorëzohet para virusit, testet së shpejti do t’i dorëzohen institucioneve

spot_img

Presidenti i FC Prishtinës, Remzi Ejupi, insiston që futbolli kosovar duhet të vazhdojë me aktivitet normale përkundër faktit se edhe Kosova po përballet me pandeminë COVID-19.

Po fillon, s’po fillon. Duhet të ndërpritet, nuk duhet të ndërpritet.

Këto ishin temat më të debatuara në javët e fundit në opinionin futbolldashësh kosovar sa i përket rinisjes apo jo të Superligës së Kosovës në futboll.

Ejupi ditë më parë e ka dhënë një superlajm për mjekësinë kosovare pasi që së bashku me disa afaristë që jetojnë dhe veprojnë në Evropë, i ka siguruar 11 mijë teste për virusin COVID-19.

Testet do t’i dorëzohen Ministrisë së Shëndetësisë posa të përfundojnë procedurat e nevojshme.

“Futbolli nuk guxon që të dorëzohet para virusit. Futbolli luhet nga mosha e re që është pak e prekur nga ky virus. Edhe nëse ndonjë lojtarë infektohet, ai duhet të izolohet. Klubet kanë fonde të mjaftueshme për ta vazhduar edicionin. Mund të ju sigurojë që kampionati nuk do të rifillojë pa u testuar të gjithë futbollistët dhe stafet e klubeve pasi që ka teste të mjaftueshme. Testet e ardhura si donacion janë në procedurë dhe shumë shpejt do t’i dorëzohen institucioneve shëndetësore posa të përfundohen procedurat doganore. Do të ketë teste të mjaftueshme jo vetëm për Superligë, por edhe për Ligën e Parë dhe të gjithë qytetarët që kanë nevojë”, ka thënë Remzi Ejupi për “Zeri.info”.

Tutje, Ejupi e ka komentuar edhe lajmin se futbollisti i Dritës, Izair Emini ka rezultar pozitiv me COVID-19 pas testit të kryer në një klinikë private në Shkup.
“Nuk duhet që të bëhen teste rapide në klinika private, por në Institute ashtu siq rekomandohet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Shpresojë dhe urojë që lojtari i Dritës të shërohet sa më shpejt në mënyrë që t’i rikthehet futbollit dhe jetës normale”, potencoi i pari i FC Prishtinës, Remzi Ejupi.

Së fundmi edhe Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar edhe zyrtarisht se do të testohen të gjithë futbollistët dhe stafet e klubeve të Superligës para se edicioni të rinis me ndeshjet e Kupës më 2/3 qershor dhe kampionatit më 7 qershor.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img