Remzia sot feston ditëlindjen.
Këngëtarja e njohur, Remzie Osmani, me këtë datë feston ditëlindjen dhe mbush 49 vjet jetë.
Artistja me këtë rast ka marrë urime të shumta nga familjarë, miq e kolegë, të cilët ia dëshironin më të mirat asaj.
Remzia për vite me radhë vazhdon të sjell projekte të reja muzikore, të cilat pëlqehen shumë nga fansat.
Kënga e fundit e saj është “O sa mirë”, të cilën e solli në bashkëpunim me Nexhatin, të vizualizuar edhe me klip.
Edhe pse nuk ka qenë aktive me performanca e ahengje të tjera familjare gjatë kësaj kohe, këngëtarja nuk e ka ndalur punën për projekte të reja.